Prindërit kërkojnë që grevat në arsimin fillor të ndalohen me ligj
Përmes një deklarate publike, Këshilli i Prindërve ka bërë thirrje për kthim në normalitet, përmirësim e cilësi në arsim. “Asnjëherë dakord me grevën e SBASHK-ut, asnjëherë solidarë me drejtuesit e paarsyeshëm të SBASHK-ut dhe asnjëherë dakord me logjikën e të bërit grevë të plotë, të pa afat, të pamëshirshme e shumë të dëmshme të fëmijët…

Lajme
Përmes një deklarate publike, Këshilli i Prindërve ka bërë thirrje për kthim në normalitet, përmirësim e cilësi në arsim.
“Asnjëherë dakord me grevën e SBASHK-ut, asnjëherë solidarë me drejtuesit e paarsyeshëm të SBASHK-ut dhe asnjëherë dakord me logjikën e të bërit grevë të plotë, të pa afat, të pamëshirshme e shumë të dëmshme të fëmijët tanë, arsimin dhe vendin tonë. Por greva në arsimin fillor obligativ duhet ndaluar me ligj. Pikë””, thuhet në një shkrim publik nga Këshilli i Prindërve të Kosovës.
Ky vjen pas më shumë se një muaj grevë që u mbajt në tërë sektorin e arsimit. Mësimi ka nisur të hënën, megjithatë dëmet që u janë shkaktuar nxënësve dhe arsimit konsiderohen të jenë të mëdha.
Prindërit kërkojnë normalitet, përmirësim e cilësi në arsim.
Postimi i plotë:
RIKUJTIM E RISQARIM!
- Asnjëherë dakord me grevën e SBASHK, asnjëherë solidarë me drejtuesit e paarsyeshëm të SBASHK dhe asnjëherë dakord me logjikën e të bërit grevë të plotë, të pa afat, të pamëshirshme e shumë të dëmshme të fëmijët tanë, arsimin dhe vendin tonë. Por greva në arsimin fillor obligativ duhet ndaluar me ligj. Pikë.
- Por gjithnjë solidarë me mësimdhënësit kur trajtohen padrejtësisht e jashtë çdo norme, me interpretim të njëanshëm ligjor dhe jashtë të gjitha praktikave të deritanishme.
- Duam normalitet, përmirësim e cilësi në arsim! Duam dinjitet dhe integritet njerëzor për të gjithë!
- Le t’i trajtojmë të tjerët siç duam të trajtohen fëmijët tanë!