Spalleti solli trëndafila në konferencë për shtyp – në solidaritet me grat iraniane

Trajneri i Napolit, Luciano Spalletti solli sot dy trëndafila në konferencën e tij për shtyp para ndeshjes, duke nderuar gratë iraniane të vrara Mahsa Amini dhe Hadis Najafi. Dy gratë janë bërë simbole të protestave të vazhdueshme në Iran, të nisura nga vrasja e Amini, pasi u arrestuan nga ‘policia e moralit’ për moszbatim të…

Sport

01/10/2022 19:34

Trajneri i Napolit, Luciano Spalletti solli sot dy trëndafila në konferencën e tij për shtyp para ndeshjes, duke nderuar gratë iraniane të vrara Mahsa Amini dhe Hadis Najafi.

Dy gratë janë bërë simbole të protestave të vazhdueshme në Iran, të nisura nga vrasja e Amini, pasi u arrestuan nga ‘policia e moralit’ për moszbatim të rregullave strikte të hixhabit të vendit.

Najafi u qëllua për vdekje, gjoja nga autoritetet, pasi doli në rrugët e Karajit për t’iu bashkuar protestave që po vazhdojnë.

Spalletti donte të nderonte dyshen e vrarë, duke sjellë trëndafila në konferencën e tij për shtyp para ndeshjes përpara ndeshjes së Napolit kundër Torinos.

Kur e pyetën pse i solli lulet, ai u shpreh: “Ato duhet të kujtojnë Mahsa Amini dhe Hadith Najafi, kjo është gjithçka që po shtoj”./Lajmi.net/