Barcelona insiston për Neves

Barcelona kërkon shërbimet e mesfushorit të Wolves, Ruben Neves. Sipas raportimit të “Mundo Deportivo”, Neves pas përfundimit të sezonit aktual do të transferohet te Barcelona, transmeton lajmi.net. Barça e shohin atë si zëvendësues të Sergio Busquets, i cili verën e ardhshme do të largohet nga ‘Spotify Camp Nou’. Sipas të përditshmes spanjolle drejtuesit e ‘Blaugrana’…

Sport

30/09/2022 21:58

Barcelona kërkon shërbimet e mesfushorit të Wolves, Ruben Neves.

Sipas raportimit të “Mundo Deportivo”, Neves pas përfundimit të sezonit aktual do të transferohet te Barcelona, transmeton lajmi.net.

Barça e shohin atë si zëvendësues të Sergio Busquets, i cili verën e ardhshme do të largohet nga ‘Spotify Camp Nou’.

Sipas të përditshmes spanjolle drejtuesit e ‘Blaugrana’ janë të gatshëm të paguajnë 40 milionë euro për shërbimet e mesfushorit.

Neves ka kontratë me Wolvesin deri në vitin 2024, ndërsa këtë edicion ka shënuar një gol në shtatë paraqitje në kampionatin anglez.