Araujo vendos t’i nënshtrohet operimit – do të jetë jashtë fushave për dy muaj e gjysmë
Ronald Aruajo ka vendosur të operohet. Qendërmbrojtësi i Barcelonës, Ronald Araujo ka pësuar një lëndim në grumbullim me kombëtaren e Uruguait. Si pasojë, ai duhet t’i nënshtrohet operimit. Me këshillat e pranuara nga Xavi Hernandez dhe dr. Ricard Pruna, mbrojtësi do të pranojë intervenimin, përcjell lajmi.net. Araujo pritet të humb Kupën e Botës, vetëm që…
Sport
Ronald Aruajo ka vendosur të operohet.
Qendërmbrojtësi i Barcelonës, Ronald Araujo ka pësuar një lëndim në grumbullim me kombëtaren e Uruguait.
Si pasojë, ai duhet t’i nënshtrohet operimit. Me këshillat e pranuara nga Xavi Hernandez dhe dr. Ricard Pruna, mbrojtësi do të pranojë intervenimin, përcjell lajmi.net.
Araujo pritet të humb Kupën e Botës, vetëm që të rikuperohet në 100% e tij.
Lojtari, sipas mediave spanjolle, do të jetë jashtë fushave të blerta për 2-3 muaj. /Lajmi.net/