Lëndimet e Araujo dhe Kounde – Xavi ka gati planin për t’i mbuluar hapësirat

Xavi Hernandez ka filluar të mendojë për paraqitjet pa Ronald Araujo e Jules Kounde. Dy mbrojtësit me formën më të lartë te Barcelona, Ronald Araujo e Jules Kounde kanë pësuar lëndime në aktivizimet e tyre me kombëtaret përkatëse. Qysh tani, trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez ka filluar të mendojë se si t’i mbulojë hapësirat që…

Sport

25/09/2022 23:55

Xavi Hernandez ka filluar të mendojë për paraqitjet pa Ronald Araujo e Jules Kounde.

Dy mbrojtësit me formën më të lartë te Barcelona, Ronald Araujo e Jules Kounde kanë pësuar lëndime në aktivizimet e tyre me kombëtaret përkatëse.

Qysh tani, trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez ka filluar të mendojë se si t’i mbulojë hapësirat që do t’i lë dyshja.

Sipas mediave spanjolle, Xavi po shqyrton mundësinë që t’iu ndryshojë pozitën dy lojtarëve, përcjell lajmi.net

Bëhet fjalë për dyshen Frenkie de Jong dhe Marcos Alonso, të cilët trajneri synon t’i përdorë në qendër të mbrojtjes.

Frenkie de Jong ka luajtur edhe më herët gjatë këtij sezoni si qendërmbrojtës.

Në anën tjetër, spanjolli Marcos Alonso nuk është parë së fundmi të bëjë këtë detyrë. Mbetet të shihet se si do të veprojë Xavi. /Lajmi.net/