Pablo Torre i gatshëm të sakrifikojë: Nëse klubi më thotë të luajë me skuadrën e dytë, do ta bëj

I riu i Barcelonës, Pablo Torre është i gatshëm të sakrifikojë për të ardhmen e tij. Mesfushori i Barcelonës, Pablo Torre nuk po gjen hapësirat e nevojshme në skuadrën e parë të Barcelonës. Tash e sa ditë flitet për një angazhim të mundshëm të tij me skuadrën B të Barcelonës. Së fundmi, ai ka thënë…

Sport

25/09/2022 21:32

I riu i Barcelonës, Pablo Torre është i gatshëm të sakrifikojë për të ardhmen e tij.

Mesfushori i Barcelonës, Pablo Torre nuk po gjen hapësirat e nevojshme në skuadrën e parë të Barcelonës.

Tash e sa ditë flitet për një angazhim të mundshëm të tij me skuadrën B të Barcelonës. Së fundmi, ai ka thënë se do ta bënte një gjë të tillë, nëse klubi do t’ia kërkonte ose rekomandonte.

“Jam një lojtar i Barcelonës dhe do të luaj kudo që ata më thonë, jam i gatshëm të luajë me rezervistët kur është e nevojshme dhe do të punoj që të luaj me skuadrën e parë”, ka thënë Torre, transmeton lajmi.net.

“Përkundër mungesës së stërvitjeve, unë kam punuar mirë gjatë javës dhe jam i lumtur me debutimin në ‘Estadi Johan Cruyff”, shtoi ai.

Torre mund të punojë më shumë gjatë këtij sezoni me trajnerin e Barça Athletic, Rafa Marquez. Për këtë të fundit, Torre pati vetëm lëvdata. /Lajmi.net/