Zakaria: Nuk mendoja se ishte e mundur një lëvizje te Chelsea 6 orë para mbylljes së merkatos
Denis Zakaria është shprehur se nuk priste të ndodhte një transferim i tij te Chelsea, gjashtë orë para mbylljes së merkatos së verës. Në një intervistë të dhënë për Blick, ai thotë se më i lumtur do të jetë në Londër sesa në Torino, te Juventusi, transmeton lajmi.net. “Nuk e dija që një lëvizje te…

Sport
Denis Zakaria është shprehur se nuk priste të ndodhte një transferim i tij te Chelsea, gjashtë orë para mbylljes së merkatos së verës.
Në një intervistë të dhënë për Blick, ai thotë se më i lumtur do të jetë në Londër sesa në Torino, te Juventusi, transmeton lajmi.net.
“Nuk e dija që një lëvizje te Chelsea ishte e mundur deri në 6 orë para përfundimit të afatit kalimtar”, shprehet fillimisht ai.
“Juventusi luante vakët. Mendoj se më i lumtur do të jem në Londër se në Torino”, përfundoi Zakaria.
Siç dihet, lojtari më herët luante për “Zonjën e Vjetër”, por aty s’gjeti hapësirë dhe u huazua te “blutë”. /Lajmi.net/