Russell i lumtur që pistat e shpejta mbaruan, thotë se Singapori mund të jetë pista e duhur për Mercedes
George Russell ka dhënë disa komente lidhur me sezonin e Mercedes deri më tani. Sezoni 2022 në Formula 1 po shkon i tëri në favor të Red Bull, që tashmë prijnë garën me Max Verstappen me një diferencë të madhe. Megjithatë, sipas Russell, garat e ardhshme mund të jenë më të mira për Mercedes, si…
Sport
George Russell ka dhënë disa komente lidhur me sezonin e Mercedes deri më tani.
Sezoni 2022 në Formula 1 po shkon i tëri në favor të Red Bull, që tashmë prijnë garën me Max Verstappen me një diferencë të madhe.
Megjithatë, sipas Russell, garat e ardhshme mund të jenë më të mira për Mercedes, si pasojë e ndërtimit të tyre.
“Bolidi ynë sigurisht që nuk po performonte më së miri në këto pista. Mendoj se kemi një ide të mirë pse ndodhi kjo dhe besoj se jemi të lumtur që këto pista me forcë të ulët dhe me shpejtësi të lartë po mbesin prapa nesh tani”, ka thënë Russell, transmeton lajmi.net.
“Në letër, Singapori mund t’i përshtatet bolidit tonë”, shtoi piloti britanik.
Mercedes nuk ka marrë asnjë fitore këtë edicion, ndonëse Russell dhe Lewis Hamilton janë afruar deri në podium. /Lajmi.net/