Chelsea futet në garë për Bellingham
‘Blutë e Londrës’ janë futur në garë për lojtarin e Borussia Dortmund, Jude Bellingham. Bellingham është një lojtar mjaft i kërkuar. Pavarësisht që në afatin e verës disa ekipe kërkuan shërbimet e tij, ai zgjodhi të qëndrojë në ‘Signal Iduna Park’. Por, ekipet vazhdojnë të insistojnë për anglezin, transmeton lajmi.net. Sipas raportimeve të fundit të…
Sport
‘Blutë e Londrës’ janë futur në garë për lojtarin e Borussia Dortmund, Jude Bellingham.
Bellingham është një lojtar mjaft i kërkuar.
Pavarësisht që në afatin e verës disa ekipe kërkuan shërbimet e tij, ai zgjodhi të qëndrojë në ‘Signal Iduna Park’.
Por, ekipet vazhdojnë të insistojnë për anglezin, transmeton lajmi.net.
Sipas raportimeve të fundit të ‘The Sun’, Chelsea është skuadra e fundit që është futur në garë për Bellingham.
Në garë për shërbimet e futbollistit anglez janë edhe Manchester United, Liverpooli dhe Real Madridi.
19-vjeçari me klubin gjerman ka kontratë deri në qershor të vitit 2025.
Mbetet të shihet se cili do jetë destinacioni i tij në merkatot e tjera./Lajmi.net/