Formacionet zyrtare: Kanadaja – Maroku

Faza me eliminim direkt e Kupës së Botës 2026 vazhdon sonte me një duel shumë interesant, ku Kanadaja dhe Maroku do të luftojnë për një biletë në fazën tjetër. Për Kanadanë, kjo është një mundësi historike për të vazhduar ëndrrën në Botërorin që organizohet edhe në vendin e saj. Ekipi kanadez ka treguar karakter dhe…

Sport

04/07/2026 18:04

Faza me eliminim direkt e Kupës së Botës 2026 vazhdon sonte me një duel shumë interesant, ku Kanadaja dhe Maroku do të luftojnë për një biletë në fazën tjetër.

Për Kanadanë, kjo është një mundësi historike për të vazhduar ëndrrën në Botërorin që organizohet edhe në vendin e saj.

Ekipi kanadez ka treguar karakter dhe vendosmëri gjatë turneut, ndërsa synon të shkruajë një tjetër faqe të artë në historinë e futbollit të vendit.

Në anën tjetër, Maroku vjen me besim të madh pas eliminimit dramatik të Holandës me penallti. Përfaqësuesja afrikane, gjysmëfinaliste e Botërorit 2022, ka dëshmuar edhe një herë se është një nga skuadrat më të forta dhe më të organizuara të turneut, duke synuar një tjetër ecuri të madhe.

Formacionet zyrtare:

Kanadaja XI: Crepeau, Johnston, Fougerolles, Bombito, Laryea, Sigur, Eustaquio, Ahmed, Buchanan, Oluwaseyi, Jonathan David.

Maroku XI: Bounou, Hakimi, Halhal, Diop, Mazraoui, El Aynaoui, Bouaddi, El Khannouss, Ounahi, Diaz, Saibari.