Kombëtarja e Kosovë në futsall arrin në Holandë – për ndeshjen kualifikuese në Botërorin 2024
Kombëtarja e Kosovës në futsall ka arritur në Roterdam, të Holandës. Të dielën, në orën 19:00, do ta zhvillojë ndeshjen e parë kualifikuese për Botërorin 2024 kundër Holandës, në kuadër të Grupit 11. Në stërvitjen e sotme në Roterdam, ekipin dardan të futsallit e ka vizituar ambasadori i Kosovës në Holandë, Dren Doli, i shoqëruar…
Sport
Kombëtarja e Kosovës në futsall ka arritur në Roterdam, të Holandës.
Të dielën, në orën 19:00, do ta zhvillojë ndeshjen e parë kualifikuese për Botërorin 2024 kundër Holandës, në kuadër të Grupit 11.
Në stërvitjen e sotme në Roterdam, ekipin dardan të futsallit e ka vizituar ambasadori i Kosovës në Holandë, Dren Doli, i shoqëruar nga sekretari i parë i ambasadës, Arif Kaçandolli.
Ambasadori Doli i uroi mirëseardhje ekspeditës së kombëtares në Holandë si dhe sukses në ndeshjen e së dielës./Lajmi.net/