Mbrëmje historike në ‘Fadil Vokrri’ – Ballkani debuton në Conference League, pret skuadrën e Cluj
Sonte do të jetë një mbrëmje historike në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë, kur për herë të parë, një skuadër kosovare do të luajë në finalet e garave evropiane. Skuadra e Ballkanit luan sonte në Prishtinë, në kuadër të garave të Europa Conference League, shkruan lajmi.net. Skuadra që viziton Kosovën është ajo e Cluj, e…

Sport
Sonte do të jetë një mbrëmje historike në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë, kur për herë të parë, një skuadër kosovare do të luajë në finalet e garave evropiane.
Skuadra e Ballkanit luan sonte në Prishtinë, në kuadër të garave të Europa Conference League, shkruan lajmi.net.
Skuadra që viziton Kosovën është ajo e Cluj, e cila aktivizohet në Superligën e futbollit në Rumani.
Gjyqtari i këtij takimi do të jetë Urs Schnyder nga Zvicra, me asistentët e tij, Marco Zurcher, Zurcher Benjamin dhe Sven Wolfensberger.
Ndeshja mes Ballkanit dhe Cluj luhet me fillim nga ora 18:45. /Lajmi.net/