Pensionohet ish-lojtari i Bayern dhe Gjermanisë, Holger Badstuber
Qendërmbrojtësi gjerman, Holder Badstuber i ka dhënë fund karrierës së tij. Ish-anëtari i Bayern Munich, Schalke 04 dhe Stuttgart, Badstuber është pensionuar në moshën 33 vjeçare. Lojtari ka falënderuar tifozët dhe gjitha ata që e kanë ndihmuar në karrierën e tij 13 vjeçare. “Të dashur tifozë, pas 13 viteve karrierë në futbollin profesional, unë ju…
Sport
Qendërmbrojtësi gjerman, Holder Badstuber i ka dhënë fund karrierës së tij.
Ish-anëtari i Bayern Munich, Schalke 04 dhe Stuttgart, Badstuber është pensionuar në moshën 33 vjeçare.
Lojtari ka falënderuar tifozët dhe gjitha ata që e kanë ndihmuar në karrierën e tij 13 vjeçare.
“Të dashur tifozë, pas 13 viteve karrierë në futbollin profesional, unë ju njoftoj se i jap fund karrierës sime si lojtar aktiv”, ka thënë Badstuber përmes Instagram, përcjell lajmi.net.
“Me 31 ndeshje për Gjermaninë, me participim në Kupën e Botës dhe Kampionatin Evropian, me gjashtë tituj kampioni në Gjermani, katër Kupa të Gjermanisë, triumf në Champions League, Kupën e Botës për Klube, Superkupën e UEFA dhe tri Superkupa nacionale, mund të shoh prapa një periudhë të suksesshme”, shtoi lojtari.
“Sigurisht, do të preferoja më pak lëndime serioze. Por, kënaqësia e arritjeve është e madhe. Jam falënderues për gjithçka”, shtoi tha mes tjerash gjermani.
Badstuber ka bërë të ditur po ashtu se do të nis punën e tij për t’u bërë trajner.
“Do të ndjek hapat e babait tim dhe të bëhem trajner. Shpresoj ta mbaj futbollin gjallë për kohë të gjatë, por në rol tjetër”, tha ai. /Lajmi.net/