Dështon tentativa e Barcelonës për Meunier – lojtari mbetet te Dortmundi

Ka dështuar tentativa e Barcelonës për lojtarin e Borussia Dortmundit, Thomas Meunier. Katalunasit synuan që ta marrin lojtarin në fund të kësaj merkatoje, mirëpo nuk u arrit marrëveshja për pagën dhe shumën e transferimit, transmeton lajmi.net. Lojtari luan si mbrojtës i krahut të majtë, pozitë kjo ende e pakompletuar te “blaugranat”. Gjithsesi, tashmë do të…

Sport

30/08/2022 18:04

Ka dështuar tentativa e Barcelonës për lojtarin e Borussia Dortmundit, Thomas Meunier.

Katalunasit synuan që ta marrin lojtarin në fund të kësaj merkatoje, mirëpo nuk u arrit marrëveshja për pagën dhe shumën e transferimit, transmeton lajmi.net.

Lojtari luan si mbrojtës i krahut të majtë, pozitë kjo ende e pakompletuar te “blaugranat”.

Gjithsesi, tashmë do të kërkohet një alternativë tjetër, pasi negociatat në mes të palëve duket se kanë dështuar. /Lajmi.net/