​Tabela e Superligës së Kosovës pas katër xhirove

Janë kompletuar tashme katër xhirot e para të Superligës së Kosovës në futboll, edhe pse disa ndeshje kanë mbetur pa u zhvilluar për shkak të angazhimeve të skuadrave në garat tjera. Ndeshja e fundit e xhiros së katër u zhvillua të dielën në stadiumin “Fadil Vokrri” ku Ballkani triumfoi me epërsi minimale 1-0 ndaj Dukagjinit,…

Sport

29/08/2022 10:09

Janë kompletuar tashme katër xhirot e para të Superligës së Kosovës në futboll, edhe pse disa ndeshje kanë mbetur pa u zhvilluar për shkak të angazhimeve të skuadrave në garat tjera.

Ndeshja e fundit e xhiros së katër u zhvillua të dielën në stadiumin “Fadil Vokrri” ku Ballkani triumfoi me epërsi minimale 1-0 ndaj Dukagjinit, përcjell lajmi.net.

Tabelën e kryeson Gjilani me 10 pikë pas katër ndeshjeve të zhvilluara, i ndjekur nga Prishtina me shtatë pikë dhe tri ndeshje të zhvilluara si dhe Ballkani me gjashtë pikë pas vetëm dy ndeshjeve.

Kjo është renditja e plotë:

  1. Gjilani 10 pikë
  2. Prishtina 7
  3. Ballkani 6
  4. Drita 5
  5. Llapi 5
  6. Drenica 4
  7. Malisheva 3
  8. Trepça ’89 2
  9. Ferizaj 2
  10. Dukagjini 1

Skuadrat si Prishtina, Drita, Malisheva dhe Trepça 89` kanë një ndeshje më pak të zhvilluar, ndërsa Ballkani ka dy./Lajmi.net/