Matthaus e krahason Musiala me Messin
Legjenda e Bayern Munichut, Lothar Matthaus, ka qenë plot lëvdata për 19-vjeçarin Jamal Musiala, duke e krahasuar atë me Lionel Messin. Musiala e ka nisur me zjarr këtë sezon, duke shënuar tre gola në dy ndeshje dhe ka rënë në sy të legjendës së Bayernit, Matthaus. Ish-fituesi i Topit të Artë ka lavdëruar të riun…

Sport
Legjenda e Bayern Munichut, Lothar Matthaus, ka qenë plot lëvdata për 19-vjeçarin Jamal Musiala, duke e krahasuar atë me Lionel Messin.
Musiala e ka nisur me zjarr këtë sezon, duke shënuar tre gola në dy ndeshje dhe ka rënë në sy të legjendës së Bayernit, Matthaus. Ish-fituesi i Topit të Artë ka lavdëruar të riun dhe e ka krahasuar atë me një nga lojtarët më të mëdhenj të të gjitha kohërave te Lionel Messi.
Duke folur në një konferencë për shtyp, Matthaus tha:
“Më kujton Lionel Messin me gëzimin e tij, lëvizjet e tij, driblimet e tij. Unë i besoj atij nëse do të zhvillohet. Ai ka potencialin të jetë në gjendje të llogarisë në një Top të Artë dhe titullin botëror të futbollit. Ai gjithmonë dëshiron të përmirësohet. Kjo ambicie Nëse ai vazhdon kështu, ai mund të pasojë Robert Lewandowski”./Lajmi.net/