Klopp e konfirmon – Liverpooli është në kërkim të një mesfushori

Jurgen Klopp e ka konfirmuar se skuadra e tij, Liverpooli, është në kërkim të një mesfushori. Trajneri gjerman këtë e tha në konferencën për shtyp të mbajtur dje, para ndeshjes ndaj Bournemouth, në kuadër të Premier League. Ai ndër të tjera tha se janë duke tentuar që të bëjnë diçka në këtë drejtim, në mënyrë…

Sport

27/08/2022 08:54

Jurgen Klopp e ka konfirmuar se skuadra e tij, Liverpooli, është në kërkim të një mesfushori.

Trajneri gjerman këtë e tha në konferencën për shtyp të mbajtur dje, para ndeshjes ndaj Bournemouth, në kuadër të Premier League.

Ai ndër të tjera tha se janë duke tentuar që të bëjnë diçka në këtë drejtim, në mënyrë që ta sjellin në “Anfield” lojtarin e duhur.

“Po, isha unë që thashë se nuk kemi nevojë për ndonjë mesfushor dhe ju patët të drejtë kur më thatë se isha gabim. Tani jemi në kërkim të një mesfushori”, tha fillimisht ai.

“Jemi duke tentuar të bëjmë diçka në këtë drejtim. Po sigurohemi të jetë i duhuri”, përfundoi ai. /Lajmi.net/