Chelsea dhe Leicester afër arritjes së marrëveshjes për Fofanan

Chelsea dhe Leicester City janë afër arritjes së marrëveshjes së plotë për Wesley Fofana. Pas shumë përpjekjesh nga ‘Blutë e Londrës’ për Fofanan duket se gjithçka do të përfundojë në favor të tyre. Sipas raportimit të Fabrizio Romanos, Chelsea dhe Leicester tani janë në prag të arritjes së marrëveshjes së plotë për Wesley Fofana, transmeton…

Sport

26/08/2022 22:12

Chelsea dhe Leicester City janë afër arritjes së marrëveshjes së plotë për Wesley Fofana.

Pas shumë përpjekjesh nga ‘Blutë e Londrës’ për Fofanan duket se gjithçka do të përfundojë në favor të tyre.

Sipas raportimit të Fabrizio Romanos, Chelsea dhe Leicester tani janë në prag të arritjes së marrëveshjes së plotë për Wesley Fofana, transmeton lajmi.net.

Ekipi londinez ka bërë disa oferta, por që fillimisht janë refuzuar nga drejtuesit e Leicester.

Romano njofton se Chelsea ka dorëzuar ofertën tjetër dhe marrëveshja pritet të arrihet së shpejti.

Për kushtet personale me lojtarin ‘Blutë’ kanë rënë dakord javë më parë./Lajmi.net/