Tottenham ia ofron Romës shërbimet e Harry Winks

Winks mund të transferohet në Serie A. Dikur një nga mesfushorët më premtues në Angli, Harry Winks sot është lojtar i bankës rezervë te skuadra e Tottenham Hotspur. Anglezi s’ka arritur të gjejë hapësirat e tij nën drejtimin e Antonio Conte, kësisoj Spurs po kërkojnë skuadër të interesuar për të. Sipas raportimeve të ‘Dailymail’, Spurs…

Sport

25/08/2022 13:19

Winks mund të transferohet në Serie A.

Dikur një nga mesfushorët më premtues në Angli, Harry Winks sot është lojtar i bankës rezervë te skuadra e Tottenham Hotspur.

Anglezi s’ka arritur të gjejë hapësirat e tij nën drejtimin e Antonio Conte, kësisoj Spurs po kërkojnë skuadër të interesuar për të.

Sipas raportimeve të ‘Dailymail’, Spurs kanë ofruar shërbimet e Harry Winks te skuadra e Romës, përcjell lajmi.net.

Nëse një marrëveshje eventuale arrihet mes dy skuadrave dhe lojtarit si palë e tretë, atëherë Winks do të shkonte te Roma

26 vjeçari ka luajtur edhe më parë nën urdhrat e Jose Mourinho. Ky i fundit mund të jetë kyç në një vendim të ‘Giallorossi’. /Lajmi.net/