Liverpool rivalizon Romën dhe Juventusin për Paredes
Leandro Paredes vazhdon të lidhet me një largim të mundshëm nga Paris Saint-Germain. Ylli argjentinas, Paredes mund të largohet nga PSG dhe në garë për të janë Juventus dhe Roma, që ndjekin situatën e lojtarit tash e sa javë. Megjithatë, siç raportohet së fundmi, Liverpool i është bashkuar garës për mesfushorin Paredes, përcjell lajmi.net. Lëndimi…

Sport
Leandro Paredes vazhdon të lidhet me një largim të mundshëm nga Paris Saint-Germain.
Ylli argjentinas, Paredes mund të largohet nga PSG dhe në garë për të janë Juventus dhe Roma, që ndjekin situatën e lojtarit tash e sa javë.
Megjithatë, siç raportohet së fundmi, Liverpool i është bashkuar garës për mesfushorin Paredes, përcjell lajmi.net.
Lëndimi i Naby Keita dhe problemet e mëdha në mesfushë kanë bërë që Jurgen Klopp të shqyrtojë opsionet e mbetura në merkato.
Mbetet të shihet nëse Liverpool do të bëjë ndonjë ofertë për kartonin e Paredes. /Lajmi.net/