Ballkani e nis sezonin e ri me fitore, mposht minimalisht Drenicën

Ballkani e ka nisur me fitore misionin për ta ruajtur titullin e kampionit. Skuadra suharekase ka arritur ta mposht Drenicën me rezultat minimal, 1:0, shkruan lajmi.net. Goli i vetëm në këtë takim u shënua në minutën e 44’. Kjo është ndeshja e parë për Ballkanin këtë edicion, dhe njëkohësisht tri pikët e para. Drenica në…

Sport

21/08/2022 21:54

Ballkani e ka nisur me fitore misionin për ta ruajtur titullin e kampionit.

Skuadra suharekase ka arritur ta mposht Drenicën me rezultat minimal, 1:0, shkruan lajmi.net.

Goli i vetëm në këtë takim u shënua në minutën e 44’.

Kjo është ndeshja e parë për Ballkanin këtë edicion, dhe njëkohësisht tri pikët e para.

Drenica në anën tjetër regjistron edhe humbjen e dytë dhe mbetet në pozitën e fundit në tabelë. /Lajmi.net/