Zyrtare: Raspadori lojtari më i ri i Napolit

Giacomo Raspadori është lojtari më i ri i Napolit. Lajmin e ka njoftuar vetë klubi, me anë të një postimi, përcjell lajmi.net. Raspadori kaloi nga Sassuolo në ‘Diego Armando Maradona’ në formë huazimi, por me një klauzolë blerjeje të detyrueshme. Më poshtë e gjeni njoftimin e ‘Napolitanëve’: “Napoli është i lumtur të njoftojë nënshkrimin e…

Sport

20/08/2022 23:37

Giacomo Raspadori është lojtari më i ri i Napolit.

Lajmin e ka njoftuar vetë klubi, me anë të një postimi, përcjell lajmi.net.

Raspadori kaloi nga Sassuolo në ‘Diego Armando Maradona’ në formë huazimi, por me një klauzolë blerjeje të detyrueshme.

Më poshtë e gjeni njoftimin e ‘Napolitanëve’:

“Napoli është i lumtur të njoftojë nënshkrimin e Giacomo Raspadorit nga Sassuolo. Sulmuesi i Italisë është bashkuar me një marrëveshje fillestare huazimi me një klauzolë blerjeje të detyrueshme”./Lajmi.net/