The Athletic: Fofana i kërkon Leicesterit të mos e ftojë për ndeshjen ndaj Southamptonit
Wesley Fofana i ka kërkuar skuadrës aktuale, Leicester Cityt, që të mos e grumbullojë për ndeshjen ndaj Southamptonit në vikend. Të paktën kështu raporton The Athletic, të cilët thonë se mbrojtësi është duke tentuar që të transferohet te Chelsea. Anipse në orët e hershme të mëngjesit të sotëm u raportua se lojtari nuk është në…
Sport
Wesley Fofana i ka kërkuar skuadrës aktuale, Leicester Cityt, që të mos e grumbullojë për ndeshjen ndaj Southamptonit në vikend.
Të paktën kështu raporton The Athletic, të cilët thonë se mbrojtësi është duke tentuar që të transferohet te Chelsea.
Anipse në orët e hershme të mëngjesit të sotëm u raportua se lojtari nuk është në shitje, kjo gjë mund të ndryshojë në ditët në vijim.
Vlera e këtij transferimi pritet të jetë diku rreth 50 milionë euro. /Lajmi.net/