‘Xhebrailat’ udhëtojnë drejt Shkupit – në përkrahje të Ballkanit
Tifogrupi i kampionit në fuqi, Ballkanit do të udhëtojnë në Shkup. Ballkani dhe Shkupi do të përballen me njëra-tjetrën në kuadër të ‘Play Offit’ të Ligës së Konferencës. Skuadra kosovare nëse e kalon Shkupin do hyjë në histori si ekipi i parë nga Kosova që arrin të prek garat evropiane. E me ekipi e Suharekës…
Sport
Tifogrupi i kampionit në fuqi, Ballkanit do të udhëtojnë në Shkup.
Ballkani dhe Shkupi do të përballen me njëra-tjetrën në kuadër të ‘Play Offit’ të Ligës së Konferencës.
Skuadra kosovare nëse e kalon Shkupin do hyjë në histori si ekipi i parë nga Kosova që arrin të prek garat evropiane.
E me ekipi e Suharekës do të jenë edhe tifogrupi i tyre ‘Xhebrailat’.
Ata me anë të një njoftimi kanë treguar që do të udhëtojnë në Shkup në përkrahje të ekipit të zemrës.
Më poshtë e gjeni njoftimin e ‘Xhebrailave’:
“Rrugëtimi ynë historik drejt Europës na dërgon në ILIRIDË, në ÇAIRIN e Shqiptarëve.
Më 18.08.2022 e Enjte, ne udhëtojmë drejt SHKUPIT. Aty ku do përballen FC Ballkani vs FC Shkupi, dy ekipe SHQIPTARE për një biletë në Europë.
NE DO TË JEMI ATY MË TË FUQISHËM SE KURRË.
Duke parë që interesimi është i jashtëzakonshëm ju ftojmë që ti rezervoni biletat, udhëtimi do jetë +18”./Lajmi.net/