Grainca: Qytetarët s’e duan aq shumë Kurtin sa e votojnë por s’kanë besim tek partitë e tjera!

Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Blerim Grainca, ka folur për rezultatin e zgjedhjeve të 7 qershorit dhe veçanarisht rezultatin e LVV-së në diasporë. Grainca për gazeta blic tha se qeveria aktuale përdori të gjithë aparatin shtetëror në funksion të fushatës. Por sipas Graincës nuk është se ‘qytetarët e duan shumë Kurtin aq sa e…

Lajme

24/06/2026 14:48

Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Blerim Grainca, ka folur për rezultatin e zgjedhjeve të 7 qershorit dhe veçanarisht rezultatin e LVV-së në diasporë.

Grainca për gazeta blic tha se qeveria aktuale përdori të gjithë aparatin shtetëror në funksion të fushatës.

Por sipas Graincës nuk është se ‘qytetarët e duan shumë Kurtin aq sa e votojnë por se nuk kanë besim tek partitë e tjera’.

“Qeveria aktuale, gjegjësisht Vetëvendosje e keqpërdori aparatin shtetëror, mundësitë që i jep Qeveria duke ndarë mjete të caktuara financiare në prag të fushatës zgjedhore për kategori të caktuara të shoqërisë. Ndërsa sa i përket diasporës, mendoj se ata kanë më shumë mungesë të informatacve se sa që janë të lidhur me veprimet konkrete të zotit Kurti në njërën anë dhe në anën tjetër kemi paaftësinë e opozitës për t’iu qasur me një gjuhë tjetër komunikimi, me informata diasporës sepse kjo opozitë nuk arriti të unifikohet as mes veti dhe as brenda llojit të saj. Prandaj janë shumë elementë që e bëjnë fitues Lëvizjen Vetëvendosje. E para, forma se si ajo ka keqpërdorur resurset shtetërore në funksion të fushatës zgjedhore, e dyta paaftësia e konkurentëve të tjerë në këtë rast e LDK-së por edhe partive të tjera opozitare për të dalë me një program të qartë dhe me një laternativë ndaj zotit Kurti sepse qytetarët nuk është s’e e duan aq shumë Kurtin sa e votojnë për më shumë nuk kanë besim tek partitë e tjera politik” deklaroi Grainca.