Manchester United s’e ka ndërmend të tërhiqet për De Jong

 Manchester United nuk e ka ndërmend të dorëzohet për mesfushorin holandez, Frenkie De Jong. Lojtari pëlqehet shumë nga Erik Ten Hag që dikur ishte trajner i tij, gjatë kohës sa të dy ishin pjesë e Ajaxit, transmeton lajmi.net. Sipas asaj që raportojnë mediet spanjolle, oferta e nisur nga “Djajtë e Kuqë” për lojtarin është shumë…

Sport

13/08/2022 10:20

 Manchester United nuk e ka ndërmend të dorëzohet për mesfushorin holandez, Frenkie De Jong.

Lojtari pëlqehet shumë nga Erik Ten Hag që dikur ishte trajner i tij, gjatë kohës sa të dy ishin pjesë e Ajaxit, transmeton lajmi.net.

Sipas asaj që raportojnë mediet spanjolle, oferta e nisur nga “Djajtë e Kuqë” për lojtarin është shumë më e mirë sesa e Chelseas dhe Barcelones.

Mbetet të shihet se çka do të vendosë lojtari i cili duket në një qorrsokak, pa një ide të qartë se ku do ta vijojë karrierën. /Lajmi.net/