Ten Hag e do Rashford në ekip

Trajneri i Manchester United, Erik ten Hag e do në ekip Marcus Rashford. Së fundmi ka pasur rritje të spekulimeve për të ardhmen e Marcus Rashford, të cilat e lidhnin vazhdimisht me një kalim te gjiganti francez, Paris Saint-Germain. PSG besohet se është në kërkim të një sulmuesi, pasi që dëshiron të largojë këtë verë…

Sport

12/08/2022 21:35

Trajneri i Manchester United, Erik ten Hag e do në ekip Marcus Rashford.

Së fundmi ka pasur rritje të spekulimeve për të ardhmen e Marcus Rashford, të cilat e lidhnin vazhdimisht me një kalim te gjiganti francez, Paris Saint-Germain.

PSG besohet se është në kërkim të një sulmuesi, pasi që dëshiron të largojë këtë verë Mauro Icardin, dhe e sheh Rashfordin si zëvendësuesin ideal të tij, përcjell lajmi.net.

Por, trajneri i Man United, Erik Ten Hag, së fundmi ka folur në një konferencë për mediat, ku edhe e ka bërë të qartë se anglezi është tejet i rëndësishëm dhe se nuk do të lejohet shitja e tij.

“Rashford është tejet i rëndësishëm, e keni parë këtë gjë që nga dita ime e parë te Manchester United. Jam shumë i lumtur me të dhe sigurisht që nuk dua ta humbas atë këtë verë. Rashford është në planet tona. Ai do të qëndrojë te Manchester United, ai nuk do të largohet nga klubi”, tha Ten Hag.

Rashford ka kontratë me ‘Djajtë e Kuq’ deri në vitin tjetër dhe sipas ‘Transfermarkt’ vlerësohet 60 milionë euro./Lajmi.net/