Kjo është shuma e parave që merr Ballkani në rast të kalimit të play-offit

Ballkani tashmë ka mbërritur në fazën play-off të kualifikimeve për në Conference League. Suharekasit së fundi mposhtën Klasvikun, duke i kaluar të gjitha raundet paraprake. Tashmë përballë do ta kenë skuadrën shqiptare të Shkupit, me të cilën do të luajnë në javën e ardhshme, transmeton lajmi.net. Në rast kualifikimi për në fazën e grupeve, skuadra…

Sport

12/08/2022 15:01

Ballkani tashmë ka mbërritur në fazën play-off të kualifikimeve për në Conference League.

Suharekasit së fundi mposhtën Klasvikun, duke i kaluar të gjitha raundet paraprake.

Tashmë përballë do ta kenë skuadrën shqiptare të Shkupit, me të cilën do të luajnë në javën e ardhshme, transmeton lajmi.net.

Në rast kualifikimi për në fazën e grupeve, skuadra e Ilir Dajës do të arkëtojë hiç më pak se 2 milionë e 940 mijë euro.

Pas kalimit të tri raundeve të para, Ballkani fitoi 1 milionë euro.

Deri më tani, asnjë skuadër kosovare nuk ka arritur në këtë stad garash evropiane. /Lajmi.net/