LeBron dhe LA Lakers, afër marrëveshjes për rinovim të kontratës

LeBron James dhe Los Angelos Lakers janë në rrugë të mirë për ta vijuar bashkëpunimin e tyre edhe për disa vjet. Aktualisht, në mes të palëve është duke u diskutuar një marrëveshje dyvjeçare, me vlerë prej 98 milionë dollarë. James, i cili tani është 37 vjeç, është pajtuar në parim për këtë zgjatje, teksa të…

Sport

06/08/2022 10:44

LeBron James dhe Los Angelos Lakers janë në rrugë të mirë për ta vijuar bashkëpunimin e tyre edhe për disa vjet.

Aktualisht, në mes të palëve është duke u diskutuar një marrëveshje dyvjeçare, me vlerë prej 98 milionë dollarë.

James, i cili tani është 37 vjeç, është pajtuar në parim për këtë zgjatje, teksa të enjten u takua edhe me menaxherin e përgjithshëm, Rob Pelinka, transmeton lajmi.net.

Një problem që mund të paraqitet në këtë mes është fakti se shtatlarti amerikan kohë më parë u shpreh se do ta ndjek edhe dëshirën e djalit të tij, Bronny James, ashtu që kudo ku ai ndihet më mirë, aty do të jetë edhe e ardhmja e LeBrone si basketbollist profesionist.

Mbetet të shihet se cili do të jetë destinacioni i ardhshëm për njërin prej lojtarëve më të mirë në histori. /Lajmi.net/