Zyrtare: Mayoral kalon te Getafe

Broja Mayoral është lojtari më i ri i Getafes. Këtë e ka konfirmuar Real Madridi me anë të një njoftimi zyrtar, transmeton lajmi.net. Shuma që thuhet se Getafe ka paguar për sulmuesin është 10 milionë euro. Spanjolli ka nënshkruar kontratë për pesë vitet e ardhshme me klubin e tij të ri. Më poshtë e gjeni…

Sport

01/08/2022 14:08

Broja Mayoral është lojtari më i ri i Getafes.

Këtë e ka konfirmuar Real Madridi me anë të një njoftimi zyrtar, transmeton lajmi.net.

Shuma që thuhet se Getafe ka paguar për sulmuesin është 10 milionë euro.

Spanjolli ka nënshkruar kontratë për pesë vitet e ardhshme me klubin e tij të ri.

Më poshtë e gjeni njoftimin e plotë të ‘Mbretërve’:

“Real Madrid CF dhe Getafe CF kanë rënë dakord për transferimin e lojtarit Borja Mayoral.

Borja Mayoral erdhi në akademinë tonë në vitin 2007 dhe që atëherë ka qenë pjesë e Real Madridit, me të cilin ka fituar 1 Champions League, 1 Botëror për Klube, 1 Superkupë Europiane dhe 1 Superkupë Spanjolle.

Klubi ynë e falënderon për punën dhe përkushtimin e tij gjatë kohës që i përkiste Real Madridit.

Real Madridi i uron atij dhe familjes gjithë të mirat në këtë fazë të re të jetës së tij”./Lajmi.net/