Bernardo Silva gjithnjë e më afër Barcelonës

Bernardo Silva është gjithnjë e më afër transferimit te Barcelona. Lojtari tanimë ka vendosur të largohet nga Manchester City dhe “Camp Nou” po shihet si destinacioni i tij i preferuar. Sipas asaj që bën të ditur Gerrard Romero, orëve të fundit po vërehen një përafrim qëndrimesh në mes të palëve në lidhje me këtë çështje.…

Sport

29/07/2022 15:50

Bernardo Silva është gjithnjë e më afër transferimit te Barcelona.

Lojtari tanimë ka vendosur të largohet nga Manchester City dhe “Camp Nou” po shihet si destinacioni i tij i preferuar.

Sipas asaj që bën të ditur Gerrard Romero, orëve të fundit po vërehen një përafrim qëndrimesh në mes të palëve në lidhje me këtë çështje.

Shuma e cila mund ta sjellë portugezin te “blaugranat” është diku rreth 80 milionë euro, por negociatat mund të prodhojnë rezultate pozitive për skuadrën e Xavi Hernandez. /Lajmi.net/