Fero në paraburgim, nga Instagrami i tij publikohet një fotografi
Dje, Gjykata Themelore në Gjilan i ka caktuar 30 ditë paraburgim rep-artistit Feronit Shabani, i njohur në publik si“Fero”. E sot çuditërisht në profilin e tij në Instagram u publikua një imazh i vet reperit, shkruan lajmi.net Ky postim menjëherë pas publikimit mori numër të madh të pëlqimeve dhe komenteve mirëpo nuk dihet se nga…

ShowBiz
Dje, Gjykata Themelore në Gjilan i ka caktuar 30 ditë paraburgim rep-artistit Feronit Shabani, i njohur në publik si“Fero”.
E sot çuditërisht në profilin e tij në Instagram u publikua një imazh i vet reperit, shkruan lajmi.net
Ky postim menjëherë pas publikimit mori numër të madh të pëlqimeve dhe komenteve mirëpo nuk dihet se nga kush u bë publike.
Ndryshe Fero u arrestua pasi në rrjetet sociale u bë virale një video-incizim, ku ai shihej duke goditur me grushte një qytetar në veturën e tij.
Avokati i këngëtarit për lajmi.net tha se ata si palë mbrojtëse do paraqesin ankesë në afatin ligjor, mirëpo nuk komentoi veprimin e gjykatës. /Lajmi.net/
Pas vendimit të gjykatës, flet avokati i Feros: Do të paraqesim ankesë