Benfica ia cakton çmimin Grimaldos – Man City i interesuar për të
Benfica ia ka caktuar çmimin mbrojtësit anësor, Alex Grimaldo. Raportimet e fundit nga Anglia thonë se skuadrat e interesuara mund ta marrin lojtarin për hiç më shumë se 20 milionë euro. Njëra ndër skuadrat e interesuara është pikërisht Manchester City që po e ka të vështirë që të mbërrijë të Cucurrella, transmeton lajmi.net. Brightoni po…
Sport
Benfica ia ka caktuar çmimin mbrojtësit anësor, Alex Grimaldo.
Raportimet e fundit nga Anglia thonë se skuadrat e interesuara mund ta marrin lojtarin për hiç më shumë se 20 milionë euro.
Njëra ndër skuadrat e interesuara është pikërisht Manchester City që po e ka të vështirë që të mbërrijë të Cucurrella, transmeton lajmi.net.
Brightoni po kërkon më shumë sesa që “Qytetarët” janë në gjendje të japin.
E gjithë kjo situatë e ka bërë Pep Guardiolën të mendojë për një alternativë të re në mënyrë që ta plotësojë boshllëkun e lënë nga Oleksandr Zinchenko. /Lajmi.net/