Edin Dzeko i vetofrohet Realit, madrilienët e refuzojnë

Edin Dzeko iu është vetofruar skuadrës së Real Madridit. Lojtari i Interit është i interesuar të ndërrojë ambent, pasi te “Zikaltrit” vështirë së do të gjejë vend pas ardhjes së Romelu Lukakut. Boshnjaku e mirëpret një kalim në “Santiago Bernabeu”, përkundër që e di se e ka të vështirë ta zë vendin e titullarit, transmeton…

Sport

21/07/2022 15:07

Edin Dzeko iu është vetofruar skuadrës së Real Madridit.

Lojtari i Interit është i interesuar të ndërrojë ambent, pasi te “Zikaltrit” vështirë së do të gjejë vend pas ardhjes së Romelu Lukakut.

Boshnjaku e mirëpret një kalim në “Santiago Bernabeu”, përkundër që e di se e ka të vështirë ta zë vendin e titullarit, transmeton lajmi.net.

Gjithsesi, madrilienët nuk e kanë ndërmend ta marrin në skuadër për shkak të moshës që ka.

Kampionët e Evropës janë duke e kërkuar një futbollist zëvendësues të Benzemas, por duan që lojtari në fjalë të jetë në dispozicion edhe për disa vite të tjera. /Lajmi.net/