Nacho nuk e ka menduar asnjëherë largimin nga Real Madridi

Nacho Fernandez nuk e ka menduar largimin nga gjiganti spanjoll, Real Madridi. Ditë më parë u raportua se mbrojtësi spanjoll mund të largohet nga ‘Santiago Bernabeu’ Por, është ‘Marca’ që njofton se Nacho nuk e ka menduar asnjëherë largimin nga Real Madridi, transmeton lajmi.net. Roma dhe Benfica kanë qenë klubet që e lidhnin 32 vjeçarin…

Sport

21/07/2022 13:40

Nacho Fernandez nuk e ka menduar largimin nga gjiganti spanjoll, Real Madridi.

Ditë më parë u raportua se mbrojtësi spanjoll mund të largohet nga ‘Santiago Bernabeu’

Por, është ‘Marca’ që njofton se Nacho nuk e ka menduar asnjëherë largimin nga Real Madridi, transmeton lajmi.net.

Roma dhe Benfica kanë qenë klubet që e lidhnin 32 vjeçarin me një largim të mundshëm, por ai nuk ka pranuar të largohet nga ‘Mbretërit’./Lajmi.net/