Barcelona pas Laportes, nëse Kounde kalon te Chelsea

Barcelona kanë gjetur një alternativë tjetër për mbrojtje, nëse dështon ai për Jules Kounde. Kounde është një prioritet për Barcën, por lëvizja e tij mund të mos realizohet, transmeton lajmi.net. Kjo pasi, Chelsea po shihen si ekipi drejt të cilit do të kalojë qendërmbrojtësi francez. Nëse Barca nuk arrin të sigurojë transferimin e Koundes drejt…

Sport

21/07/2022 13:24

Barcelona kanë gjetur një alternativë tjetër për mbrojtje, nëse dështon ai për Jules Kounde.

Kounde është një prioritet për Barcën, por lëvizja e tij mund të mos realizohet, transmeton lajmi.net.

Kjo pasi, Chelsea po shihen si ekipi drejt të cilit do të kalojë qendërmbrojtësi francez.

Nëse Barca nuk arrin të sigurojë transferimin e Koundes drejt ‘Camp Nou’, atëherë ata kanë një alternativ tjetër.

Sipas ‘Fichajes’, Xavi Hernandez po shqyrton mundësinë e transferimit të yllit të Manchester City, Aymeric Laporte.

Spanjolli së fundmi tha se nuk ka ndërmend të largohet nga ‘Etihad’ në këtë afat kalimtar, por mbetet të shihet nëse do ta joshë oferta e mundshme e Barcelonës./Lajmi.net/