Përfundon pjesa e parë: Ballkani në epërsi të dyfishtë ndaj La Fioritas
Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes La Fiorita – Ballkani, e vlefshme për raundin e dytë të kualifikimeve në Conference League. Ballkani është duke avancuar 2-0, falë një paraqitje solide në 45 minutat e parë, transmeton lajmi.net. Fillimisht shënoi Meriton Korenica pas një goditjeje nga jashtë zonës, e pastaj, me një gjuajtje të thjeshtë…

Sport
Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes La Fiorita – Ballkani, e vlefshme për raundin e dytë të kualifikimeve në Conference League.
Ballkani është duke avancuar 2-0, falë një paraqitje solide në 45 minutat e parë, transmeton lajmi.net.
Fillimisht shënoi Meriton Korenica pas një goditjeje nga jashtë zonës, e pastaj, me një gjuajtje të thjeshtë brenda zonës se pesëmetërshit, Albion Rrahmani e dyfishoi epërsinë.
Pjesa e parë u takoi absolutisht suharekasve që e bllokuan në zonë skuadrën nga San Marino. /Lajmi.net/