Alban Shillova transferohet te Malisheva
Alban Shillova nuk është më futbollist i Llapit. Lojtari gjatë ditës së sotme u prezantua te Malisheva, transmeton lajmi.net. 29-vjeçari gjatë kohës sa luajti te podujevasit shënoi tri gola dhe po aq asistime. Lajmin e bëri vetë skuadra e Llapit përmes një postimi në Facebook. Më poshtë gjeni njoftimin e tyre: Faleminderit Alban! Shillova…

Sport
Alban Shillova nuk është më futbollist i Llapit.
Lojtari gjatë ditës së sotme u prezantua te Malisheva, transmeton lajmi.net.
29-vjeçari gjatë kohës sa luajti te podujevasit shënoi tri gola dhe po aq asistime.
Lajmin e bëri vetë skuadra e Llapit përmes një postimi në Facebook.
Më poshtë gjeni njoftimin e tyre:
Faleminderit Alban!
Shillova është prezentuar sot tek Malisheva, aty ku do ta vazhdoj karrierën
KF Llapi dhe sulmuesi i qendrës, Alban Shillova kanë mbyllur bashkëpunimin.
29 vjeçari që erdhi edicionin e shkuar nga Prishtina, arriti të paraqitej në 32 ndeshje me skuadrën tonë duke arritur të shënoj 3 gola dhe 3 asistime.
Shillovës i dëshirojmë shumë suksese në klubin e ri dhe e falenderojmë për kontributin e dhënë për klubin tonë. /Lajmi.net/