Tre lojtarë marrin vëmendjen e Galiter, njëri nga ta është Messi

Lionel Messi po vazhdon të jap maksimumin e tij edhe pasi ka mbushur 35 vite dhe ka fituar gati gjithçka në botën e futbollit.

Sport

19/07/2022 11:33

Ylli argjentinas është në mesin e lojtarëve që ka mahnitur dhe ka marrë vëmendjen e trajnerit të ri të Paris Saint-Germain, Christophe Galtier.

‘Le Parisien’ shkruan se Lionel Messi, Keylor Navas dhe Thilo Kehrer kanë kënaqur trajnerin me angazhimin e tyre, përcjell lajmi.net.

Përkushtimi i lojtarëve në stërvitje, përkundër faktit që mund të mos jenë aty për shumë gjatë (sipas kontratave të tyre) ka bërë që Galtier ta vlerësojë edhe më shumë angazhimin.

PSG thuhet se i ka ofruar rinovim kontrate shtatë herë fituesit të Topit të Artë, megjithatë lojtari nuk do të marrë asnjë vendim pa përfunduar Kupa e Botës 2022. /Lajmi.net/