Zyrtare: Tottenham regjistron edhe përforcimin e gjashtë këtë merkato – Spence bëhet i Spurs
Tottenham Hotspur kanë bërë një tjetër lëvizje në këtë merkato.
Sport
Skuadra londineze ka regjistruar edhe transferimin e gjashtë këtë merkato, duke siguruar nënshkrimin e Djed Spence, përcjell lajmi.net.
Mbrojtësi i krahut të djathtë luajti më herët me skuadrën e Middlesbrough.
Transferimi i lojtarit i kushtoi skuadrës së Tottenham Hotspur 12.5 milionë funte dhe kontrata e tij do të jetë e vlefshme deri në vitin 2027.
It’s official ✅
Welcome to Spurs, @DjedSpence! pic.twitter.com/Ivgqa02Jr9
— Tottenham Hotspur (@SpursOfficial) July 19, 2022
Lajmin për marrëveshjen e ka konfirmuar edhe faqja zyrtare e Tottenham. /Lajmi.net/