Zyrtare: Real Madrid shet kartonin e Kubo te Real Sociedad, mban 50% të aksioneve

Takefusa Kubo është transferuar te skuadra e Real Sociedad.

Sport

19/07/2022 08:16

Ylli japonez, i cili sezonin e kaluar luajti në huazim te skuadra e Mallorca, do të vazhdojë aventurën e tij në La Liga, por me një tjetër skuadër.

Një marrëveshje mes Real Madrid dhe Real Sociedad është arritur për Takefusa Kubo, bën të ditur njoftimi zyrtar i klubit të Sociedad, përcjell lajmi.net.

Lojtari do të kalojë në ‘San Sebastian’, me Sociedad që i paguan Realit 6.5 milionë euro.

Real Madrid do të mbajë edhe 50% të aksioneve të kartonit të lojtarit, në rast se Sociedad e shet lojtarin në një skuadër tjetër.

Kubo do të jetë alternativa për Adnan Januzaj. /Lajmi.net/