Chelsea nuk është i interesuar më për Kounden

Chelsea nuk ka më interes për të nënshkruar me mbrojtësin e Sevillas, Julas Kounde.

Sport

13/07/2022 21:08

Francezi po e preferon një kalim te Barcelona, të cilët janë të gatshme t’i nxjerrin edhe kursimet e fundit për të, transmeton lajmi.net.

Duke parë këtë situatë, londinezët po e shohin të arsyshme tërheqjen dhe fokusimin te një mbrojtës tjetër, anipse lojtari ishte objektiv i kahmotshëm i tyre.

Gjithsesi, dy herë fituesit e Champions League janë shumë afër nënshkrimit me Kalidou Koulibaly dhe nuk po e shohin të nevojshëm sforcimin për Kounden. /Lajmi.net/