Dita e 36 e protestës, qytetarët para Kryeministrisë, tubimit i bashkohen edhe personat që u liruan pasi u arrestuan të enjten

Qytetarët janë mbledhur edhe sot para Kryeministrisë, në ditën e 36 të protestës. Ata kërkojnë dorëheqjen e qeverisë dhe qeveri teknike. “Ju lutem qëndroni të bashkuar, diaspora është me ju”, u shpreh një prej qytetarëve teksa fliste në podiumin e improvizuar poshtë zyrës së kryeministrit Rama. Ndërkohë sot janë liruar edhe protestuesit e arrestuar ditën…

Lajme

05/07/2026 21:01

Qytetarët janë mbledhur edhe sot para Kryeministrisë, në ditën e 36 të protestës.

Ata kërkojnë dorëheqjen e qeverisë dhe qeveri teknike.

“Ju lutem qëndroni të bashkuar, diaspora është me ju”, u shpreh një prej qytetarëve teksa fliste në podiumin e improvizuar poshtë zyrës së kryeministrit Rama.

Ndërkohë sot janë liruar edhe protestuesit e arrestuar ditën e enjte pas tensioneve dhe dhunës para Kuvendit.

“Unë jam një nga të arrestuarit në 2 korrik. Jemi arrestuar në mënyrë të paligjshme, kemi qenë te Kuvendi dhe kemi kërkuar informacion për një prej protestuesit dhe jemi dhunuar. Ata që kanë qenë në Bllokun e Sigurisë kanë pësuar dhunë, nuk na është ofruar as ndihma mjekësore. Ata atje nuk janë huliganë, nuk janë kundër ligjit, ata djem janë kundër autokracisë, janë për shtetin ligjor dhe për ta kthyer Shqipërinë në shinat demokratike”, tha një prej personave që u arrestua e sot u la i lirë.