Asllani shënon në debutimin e tij me Interin

Kristjan Asllani ka gjetur golin në debutimin e tij me Interin në një ndeshje miqësore.

Sport

10/07/2022 09:58

Këtë periudhë ekipet përveç përgatitjeve për sezonin e ardhshëm, zhvillojnë edhe ndeshje miqësore.

Gjatë ditës së djeshme, Interi ka zhvilluan një të tillë me Milanese.

‘Nerazzurrët’ kanë shënuar fitore të thellë, 10:0.

Ajo që ra në sy këtë ndeshje ishte performanca e mirë e Asllanit, i cili arriti edhe të tund rrjetën.

Mesfushori shënoi një gol të bukur, pasi fillimisht ndali aksionin e kundërshtarit, më pas bëri një depërtim të mirë dhe goditi fortë topin.

Golat tjera u shënuan nga Joaquin Correa, Romelu Lukaku, Lautaro Martinez dy herë, Fontanarosa, Sangalli, Andrea Pinamonti, Valentin Lazaro dhe Curatolo.

Më poshtë lajmi.net jua përcjell golin e mesfushorit shqiptar:

https://www.instagram.com/reel/CfzkvgBr1NG/?utm_source=ig_embed&ig_rid=77e5db5f-6533-4940-8df7-184a6e46aaf2