Valverde cak i një grabitjeje

Mesfushori i Real Madridit, Federico Valverde ka qenë cak i një grabitjeje në Ibiza.

Sport

10/07/2022 09:06

Disa futbollist kanë rënë pre e grabitjeve këtë verë në Ibiza, në mesin e tyre edhe Valverde, transmeton lajmi.net.

Teksa po kalonte pushimet verore me familjen e tij, mesfushorit madrilen i kanë grabitur para me vlerën deri në 9 mijë funte.

Sipas lajmeve që qarkullojnë në Spanjë, rasti ka ndodhur kur ata ishin në spital pasi ishin helmuar.

Kur janë kthyer në shtëpinë ku ata qëndronin në ishullin spanjoll, e kanë parë që ishte e tëra rrëmujë, kështu duke e kuptuar se kishin rënë cak i një grabitjeje.

Përveç uruguaianit, edhe Marco Verratti gjatë qëndrimit të tij në Ibiza i janë vjedhur gjëra e para me vlerë deri në tre milionë euro./Lajmi.net/