Takohen ambasadori amerikan dhe Zemaj, flasin për forcimin e marrëdhënieve Kosovë-SHBA

Forcimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe SHBA-ve ka qenë temë diskutimi në takimin që Përfaqësuesi i Republikës së Kosovës për marrëdhënie me NATO-n, Astrit Zemaj e kishte të premten me me ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeffrey M. Hovenier.

Lajme

08/07/2022 19:13

Takimi është kumtuar përmes një postimi në Twitter të ambasadorit amerikan.

“Kënaqësi të takoj mikun tim, ambasadorin Astrit Zemaj, përfaqësues i Republikës së Kosovës për marrëdhënie me NATO-n, në Bruksel, pas vizitës në Këshillin e NATO-s.”, ka shkruar Hovenier.