Trincao te Sporting në formë huazimi – portugezët ia paguajnë pagën dhe kanë mundësi blerjeje për 20 milionë

Francisco Trincao pritet të kthehet në Superligën e Portugalisë.

Sport

05/07/2022 15:45

Lojtari i Barcelonës, Francisco Trincao duket se nuk do të ketë besimin e trajnerit Xavi Hernandez.

Portugezi luajti si i huazuar te skuadra e Wolverhampton sezonin e kaluar dhe tani është kthyer te Barca. Megjithatë, menjëherë flitet për një tjetër huazim të mundshëm.

‘Sport’ bën të ditur se Sporting Lisbona do të marrë shërbimet e lojtarit, përcjell lajmi.net.

Portugezët pritet ta marrin lojtarin në formë huazimi, me mundësi blerjeje për 20 milionë euro.

Po ashtu, gjatë kohës së huazimit, Sportingu do të përkujdeset për 100% të pagës së Trincao. /Lajmi.net/