Zaniolo refuzon PSG, arrin marrëveshje personale me Juventusin

Nicolo Zaniolo duket se ka marrë vendimin për të ardhmen e tij.

Sport

04/07/2022 19:36

Ylli italian, Zaniolo nuk do të vazhdojë kontratën e tij me Romën dhe mund të largohet qysh këtë verë, me Romën që synon të nxjerr diçka nga kartoni i tij.

Interesimi për lojtarin është i madh dhe në garë janë disa skuadra, por duket se Juve është e preferuar ae Zaniolos.

‘La Stampa’ thotë se për Zaniolo primare është të qëndrojë në Itali, përcjell lajmi.net.

23 vjeçari ka refuzuar një ofertë nga Paris Saint-Germain për të mos u larguar nga Italia.

Roma kërkon 40-60 milionë euro për të lëshuar kartonin e yllit italian. /Lajmi.net/