Wolves i obligohet Barcelonës 6 milionë euro

Wolverhampton Wanderers janë 6 milionë euro në borxh ndaj skuadrës së Barcelonës.

Sport

04/07/2022 17:23

Skuadra nga Premier League e mori sezonin e kaluar në huazim portugezin Francisco Trincao të Barcelonës.

Wolves kishin opsionin e blerjes së plotë të kartonit të portugezit, por nuk e shfrytëzuan një opsion të tillë.

Sipas ‘BBC’, për shkak se nuk blenë kartonin e Trincao, Wolves i obligohen Barcës 6 milionë euro, përcjell lajmi.net.

Këto 6 milionë euro mund të jenë shtysë e madhe për Barcelonën, në krizën ekonomike në të cilën ndodhet.

Kujtojmë se Barca mund ta blejë kartonin e Marcos Alonso të Chelsea për 10 milionë euro sipas spekulimeve të fundit. Në këtë rast, 60% e kartonit do të hiqej nga Wolves. /Lajmi.net/