Modric: Akoma më mungon Sergio Ramos

Luka Modric duket se akoma nuk është pajtuar krejtësisht me largimin e Sergio Ramos.

Sport

02/07/2022 20:08

Mesfushori kroat i Real Madrid, Luka Modric ka zbuluar se kishte raporte shumë të mira me ish-kapitenin Sergio Ramos.

Së fundmi, Modric ka thënë se ai akoma ndjenë mungesën e spanjollit, edhe pse ka kaluar një sezon prej kur ai shkoi te PSG.

“Të gjitha largimet e lojtarëve me të cilët kalon disa vite janë të dhimbshme. Për të gjithë – pas nëntë viteve, Sergio shkoi, ka thënë Modric, transmeton lajmi.net.

“Prej ditës së parë ishte i afërt me mua, më ndihmoi të adaptohem te Real Madrid, më inkurajoi. Besoi në potencialin tim. U bëmë shokë të mirë, familjet tona kalonin mirë mes vete dhe kalonim verën së bashku. Akoma flasim çdo ditë, së paku me mesazhe. Më mungon të kaloj kohë me të, por kjo ishte për më të mirën në futboll”, ka thënë tutje kroati.

Sergio  Ramos është transferuar te skuadra e PSG por nuk ka pasur sezon aspak të mirë, pasi u përcoll nga shumë lëndime. /Lajmi.net/